Dita e Evropës si festë zyrtare po festohet edhe sot në Kosovë, pavarësisht që Kosova s’është anëtare në BE.
Por përkundër urimeve të shumta që sot bënë politikanët kosovarë, duke e vlerësuar Kosovën si vendin më pro-evropian, deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, e ka quajtur hipokrizi.
“Hipokrizia në Ditën e Evropës! Ne bëhemi sikur jemi shumë të gëzuar me këtë ditë, sa që bëhemi më Papë se Papa dhe ndryshe nga gjithë dynjaja e bëjmë edhe ditë pushimi, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në maje të gjuhës perspektivën evropiane të Kosovës, po ndryshe nga gjithë pjesën tjetër të Kontinentit, veç qytetarët e saj ka lënë në “Geto”!”, ka shkruar Nitaj në një postim në Facebook.