Arbëri

Pendarovski për RTSH-në: Shqiptarët nuk janë ende të barabartë me maqedonasit

 

Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president. Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë.

Pendarovski : Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qendrore të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit dhe jemi të kënaqur. Padyshim që shifrat për mua ishin të mira edhe në atë raund, por dalja në votime ishte jo e kënaqshme dhe ky ishte një lloj mesazhi i elektoratit për qeverinë se në këto dy vite nuk i kishin përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Por kishte nga ata që ishin të lodhur me zgjedhjet, sepse ishin të katërtat në 4 vite, në 2016 zgjedhjet parlamentare, në 2017 zgjedhjet lokale, referendumin për emrin vitin që shkoi dhe tani dy raunde presidenciale dhe më duhet të them që pjesëmarrja në raundin e dytë është shumë e mirë dhe reflektoi edhe në rezultat, tha zoti Pendarovski.