Thaçi udhëton për Tiranë, merr pjesë në samitin e Brdo-Brijunit

Thaçi udhëton për Tiranë, merr pjesë në samitin e Brdo-Brijunit

08 May 2019 11:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme