Drejtori i ATK-së i shqetësuar që inspektorët refuzuan t’i nënshtrohen testit të kontabilitetit

Drejtori i ATK-së i shqetësuar që inspektorët refuzuan t’i nënshtrohen testit të kontabilitetit

06 May 2019 22:42

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se i sheh shqetësuese raportet e fundit për inspektorët në këtë administratë që kanë refuzuar të hyjnë në testimet për kontabilitet.

I pyetur në Puls të KTV-së se a kanë rënë nga ky provim rreth 70 për qind e inspektorëve, Murtezaj ka thënë se ka pas çalim të procesit të plotë që nga planifikimi i trajnimit, organizimit, monitorimit e në fund edhe testimit.

“Në realitet kam kërkuar auditim të këtij procesi, e sot kam pranuar draft-raportin, që më bën të shqetësohem, që një numër aq i madh i zyrtarëve të angazhuar në proces të tillë, për interes të profesionalizimit më tutje e nuk kanë marrë pjesë në testim. Nuk dua të arsyetoj askënd. Jam ithtari më i madh që t’i qesim në sipërfaqe problemet. Mendimi im personal është se duhet t’u jepet mundësia të gjithëve të vijojnë trajnimet e jo dikush dy herë tri herë të njëjtin trajnim e dikush asnjëherë. Ka pas raste që kanë vijuar të njëjtat trajnime e kanë kaluar e janë bërë auditor e është e palogjikshme që prapë të hyjnë në këtë test”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, këta punëtorë s’kanë hyrë në testim sepse e kanë pa veten të nënçmuar.

Në fund ai ka thënë se ka nevojë për trajnime te stafi dhe ka shtuar se pret që të bëhen përgatitje më të kënaqshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme