Arbëri

Ligji i ri, 300 të emëruar politikë më pak se sa aktualisht në Qeveri

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Shpenzimet e shumta në paga, mëditje dhe shërbime të tjera për të emëruarit politikë në Qeverinë Haradinaj, pritet të zvogëlohen me Ligjin e ri për Qeverinë. Përveç bartjes ose shuarjes së ministrive, dhe dërgimit në 16 sosh, pritet të ulen nga 500 të emëruar politik nën 200 të tillë.

Zyrtarët e qeverisë presin që kjo të kursej buxhetin. Sipas disa përllogaritjeve, ky ligj pritet të kursej rreth 600 mijë euro. Këtë shifër e mohojnë ata që e kanë bërë ligjin, ndërkohë, nuk japin shifër të saktë.