Arbëri

Vuçiqi në Tiranë e Romë javën ardhshme, temë Kosova

Foto: Alban Bujari / Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 8 maj në Romë do të takohet me nënkryetarin e Qeverisë italiane Matteto Salvini dhe me të do të bisedojë për Kosovën, njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug.

Në mbrëmjen e po kësaj dite, Vuçiq në Tiranë, në margjina të samitit Bërdo – Brione, do të takohet me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, transmeton Koha. net.

Shefi i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Markoo Gjuriq dje ka paralajmëruar pjesëmarrjen e Vuçiqit në samitin Bërdo – Brione në kuadër të angazhimit të tij për zgjidhje e problemit Serbi-Kosovë.

Javën e shkuar Vuçiqi në Pekin kishte folur rreth Kosovës me presidentin rus Vlaidmir Putin dhe me atë kinez Xi Jiping.

Pas kësaj, ai kishte qëndruar në samitin e Berlinit që për fokus kishte vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.