Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginën e Preshevës po mendon ta padisë ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulinin për shkak të përdorimit të termit "Šiptari" për shqiptarët, ka deklaruar kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.
"Kështu po nënçmohen shqiptarët dhe ata po vihen në rendin e dytë të qytetarëve. Kjo është gjuha fyese e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen kështu. Kjo gjuhë e Vulinit tregon se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie",ka thënë për rel Mustafa, transmeton Koha.net .
Mustafa ka theksuar se incidentet para furrës së shqiptarit në Beograd janë pasojë e retorikës që promovojnë mediet por edhe disa zyrtarë në Serbi .
Vulini dje kishte përsëritur se “ndarja me Šiptarët" është zgjidhja për Kosovën.
Ministri serb i Mbrojtjes ka kohë që e përdor termin ofendues "Šiptari" për shqiptarët .
-
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ngre padi ndaj ministrit Vulin për gjuhë të urrejtjes
-
Vazhdon provokimi i Vulinit: A duan “Šiptari” t’i quaj arnautë apo arbanas?
-
Bislimi: Në Serbi janë bërë të ligjshëm termat nënçmues ndaj shqiptarëve
-
Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg
-
OJQ-të kërkojnë reagimin e Bërnabiqit për gjuhën urrejtëse të Vulinit për shqiptarët