Arbëri

Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë transparencën dhe dialogun e mirë me gazetarët

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kujton se edhe në vazhdim do të ketë dialog të mirë me gazetarët dhe do të jetë transparent me ta.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie të përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe: Gazetaria, një profesion i rrezikshëm në shumë vende të botës

“Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi”, ka shkruar tutje Haradinaj tutje.

LEXO EDHE: Reporterët pa Kufij: Kosova në vendin e 75-të për lirinë e shtypit

Haradinaj, në fund potencon se Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit.