Arbëri

Sherifi: Kurrë nuk është vonë për t’u gjykuar krimet e luftës

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se rezoluta e cila po miratohet nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, do të flas me zërin e të gjithë skenës politike.

Sipas tij, Kosova nuk ka pasur ndonjë dokument zyrtarë ku janë të unifikuara të gjitha qëndrimet e institucioneve dhe në miratimin e kësaj rezolute të gjitha partitë janë të bashkuara.