Arbëri

PSD: 1 Maji gjen Kosovën me shkallën më të ulët të punësimit në Evropë

Foto: Koha
 

Partia Socialdemokrate, thotë se 1 Maji, dita ndërkombëtare e punës e gjen Kosovën me shkallën më të ulët të punësimit në Evropë ndërsa punëtorët në ambiente pune ku dominon logjika shfrytëzuese e mënyra shtypëse.

Përmes një komunikate për media, PSD thotë se 1 Maji është dita që e aktualizon sakrificën e të gjithë punëtorëve për drejtësi dhe barazi, është dita që na tregon se arritjet e deritanishme nuk janë rezultat i zemërgjerësisë të kapitalit, por i përpjekjeve dhe organizimit.