Arbëri

Beqa thotë se Quni e Selmanaj bënë politikë me Komisionin Hetimor për shtetasit turq

 

Për deputetin Hajdar Beqa, përfaqësues i PDK-së në Komisionin Hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, dështimi i dëshmisë së presidentit Hashim Thaçi para deputetëve ndodhi për shkak të mungesës së përvojës së dy drejtuesve.

Deputetët Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes dhe Driton Selmanaj i LDK-së janë drejtues të Komisionit. E në Interaktiv të KTV-së, Beqa ka thënë fjalë të rënda për deputetin Selmanaj dhe për deputetin tjetër të LDK-së, Anton Quni.