Arbëri

Tahiri, Ambasadorëve të BE-së: Nga viti 2016, asnjë qytetar i Kosovës s’iu është bashkangjitur grupeve terroriste

Tahiri, Ambasadorëve të BE-së: Nga viti 2016, asnjë qytetar i Kosovës s’iu është bashkangjitur grupeve terroriste
 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Koordinatori Nacional Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Fatos Makolli, ka zhvilluar një takim me ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët i ka informuar për riatdhesimin e 110 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Ministri ka informuar ambasadorët për masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat, siç thuhet në një komunikatë për media të kësaj ministrie, kanë pamundësuar pjesëmarrjen e kosovarëve në organizatat terroriste, duke folur nga perspektiva e masave ligjore si dhe nga mobilizimi social.