Arbëri

Drecun: Gjermania po do t’ia vërë pikën pavarësisë së Kosovës

Foto: Tanjug

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka vlerësuar se qëllimi i takimit në Berlin është përcaktimi i hapave të mëtejmë për zhbllokimin e dialogut, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se me thirrjen e këtij takimi, Gjermania po dëshiron të tregojë se Kosova është shtet dhe se kjo ka përfunduar e se nuk e do asnjë zgjidhej kompromisi.

Drecun për RTS ka thënë se Kosova është pjesa më e rëndësishme e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Gjermanisë e të Francës në Berlin dhe mendon se takimi është një lloj përgjigjeje, sidomos nga kancelarja gjermane Anglea Merkel , letrës së presidentit amerikan Donald Trump për zgjidhjen e problemeve Serbi- Kosovë.

“Pa pjesëmarrjen e SHBA-së, e cila ka kapacitetin më të madh për të ndikuar në ato që po ndodhin në Kosovë, nuk mund të zgjidhet asgjë”, ka thënë Drecun.

Ai ka shtuar se në samit po marrin pjesë të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, ndërsa Bashkimi Evropian është vënë në plan të dytë.