Arbëri

AAC: KFOR-i s’lejon hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri

 

Republika e Kosovës ende nuk po arrin ta normalizojë hapësirën e ulët për hapjen e korridoreve të reja ajrore me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Hapja e korridoreve të reja ajrore nënkupton shkurtimin e kohës së fluturimeve dhe në uljen e çmimit të biletave për qytetarët. Mirëpo për të arritur normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe kontrollin e hapësirës së lartë ajrore, drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, thonë se nevojitet një vullnet politik me faktorin ndërkombëtar, respektivisht me NATO-n dhe KFOR-in.