Arbëri

Ambasadori Kosnett në Mejë: Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e qëndrueshme, kriminelët të dënohen

 

Ambasadori amerikan, Philip S. Kosnett, tha se realiteti i krimeve në Mejë ishte i tmerrshëm.

“Askush mos të dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën dhe fqinjët e Kosovës mbetët e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata qe vdiqën qe Kosova të jete e lirë”, tha ai.