Arbëri

Arrestohet i dyshuari i dytë nga Kosova për grabitjen në Rinas

 

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Top Channel disponon vendimin e zbardhur, në të cilin gjykata shpjegon grabitjen e armatosur të datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit. Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sesa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.