Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SPRTK-ja thotë se Bordi i RTK-së në mënyrë antiligjore ka zgjedhur drejtorin gjeneral

Valon Ramadani - RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së e konsideron absurde dhe antiligjore mënyrën se si Bordi i RTK-së e ka zgjedhur drejtorin gjeneral të saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sot Ngadhnjim Kastrati është emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngadhnjim Kastrati zyrtarisht drejtor i RTK-së, Bordi thotë se votimi për të ishte i drejtë

E ky vendim i sotëm i Bordit, sipas SPRTK-së, është më skandalozi i marrë ndonjëherë nga ky organ mbikëqyrës, transmeton Koha.net.

SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Medie, që të marrin të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare si dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin e RTK-së.

“Neni 32 pika 3 e Ligjit të RTK-së e thotë qartë se për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit gjeneral të RTK-së duhen 2/3 e anëtarëve të Bordit, që i bie se duhen së paku 7 vota nga 11 sa është gjithsej numri i anëtarëve të Bordit. Ndërsa Bordi i RTK-së vendimin e ka bazuar në vetëm gjashtë vota”, thuhet në komunikatë.