Arbëri

Kronika e vdekjes në rrënojat e punës ilegale

Kronika e vdekjes në rrënojat e punës ilegale

Pa kontratë pune, pa mjete mbrojtëse në punë e me pagesë ditore prej 10 eurosh, 28-vjeçari Visar Behrami, që gjeti vdekjen nën rrënojat e ish-hotelit “Adriatik”, tash e një kohë punonte për një kompani që nuk ekzistonte ligjërisht. Behrami, i cili i ka takuar kategorisë së mesme ekonomike, ka punuar në ndërtimtari sa herë kjo “kompani” ka marrë ndonjë punë.

A.H kishte planifikuar të merrte me qira një pjesë të këtij ish-hoteli në mënyrë që ta shndërronte në një sallë dasmash. Për këtë ka angazhuar një kompani që nuk ka biznes të regjistruar. Megjithatë, sipas burimeve të gazetës, “shefi” i kësaj kompanie është Q.H. Rrënimi i një pjese të hotelit është bërë pa marrë leje fare në Komunën e Mitrovicës, shkruan sot “Koha Ditore”.