Çështja e Kosovës në Serbi përdoret për marketing politik, thotë Svarm

Çështja e Kosovës në Serbi përdoret për marketing politik, thotë Svarm

23 April 2019 23:07

politik serb, Filip Svarm, ka thënë se Serbia, kur është fjala për Kosovën nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe se e gjitha është në shërbim të konsolidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi, presidentit Aleksandër Vuçiq.

Ai, duke folur në televizionin publik ka thënë se bën pjesë në mesin e qytetarëve të Serbisë që nuk e dinë se çka presidenti Vuçiq negocion lidhur me Kosovën.

“Për këtë çështje më shumë dinë në Londër, në Berin, në Bruksel e Paris, por ne këtu nuk dimë. A e dini si? Zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe negociatat me përfaqësuesit shqiptarë janë bërë domen privat i presidentit serb. Domethënë vetëm presidenti dhe njerëzit e tij më të afërt e dinë se çfarë po ndodhë”, ka thënë ai.

“E tërë çështja e Kosovës këtu po përdoret për marketing politik, për spin, pra si një reklamë që përdoret nga pushteti, ky pushtet në mëngjes mund të thotë se Serbia nuk ka asnjë metër tokë në Kosovë, por i njëjti në mbrëmje ose pasdite mund të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shtuar më tej.

Sipas tij, kështu ata mund të bëjnë gjithçka.

“Mendoj se kjo është një situatë shumë e rrezikshme që kërcënon me eskalim dhe thellim të krizës, me pasoja nëse kjo qasje për zgjidhjen e këtij problem nuk hapet. Nëse për shembull qytetarët e Serbisë nuk kuptojnë se çfarë po ndodhë”, është shprehur Svarm, përcjell rtklive. “Unë nuk mund të them se çka do të ndodhë në Berlin, nuk mund ta di nëse Vuçiq dhe Thaçi thonë se asgjë nuk do të ndodhë në Berlin. Nuk e di nëse dikush në këtë mënyrë analizon opinionin publik, duke thënë se Serbia duhet të njohë sovranitetin e Kosovës, ndoshta edhe kjo është spin”.

Por, sipas tij, një gjë është e qartë.

Serbia kur është fjala për Kosovën nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe mendoj se e gjithë kjo është në shërbim të konsolidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi”, ka thënë Svarm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme