Arbëri

Inspektorati i Punës thotë se më 2018 ishin 700 punëtorë pa kontrata të punës

Inspektorati i Punës thotë se më 2018 ishin 700 punëtorë pa kontrata të punës

Të rinjtë në Kosovë janë më të papunët në rajon, ndërsa mbi 70 për qind e tyre duan të punësohen në sektorin publik edhe pse shumica besojnë që vetëm duke pasur lidhje familjare dhe politike mund të jesh pjesë e këtij sektori.

Këto ishin të dhënat që kanë dal nga publikimi “Studimi për Rininë Kosovë 2018-2019” i cili është realizuar nga Friederich Ebert Stiftung dhe u prezantua në diskutimin e organizuar nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve në rreth (mos) implementimit të Ligjit të Punës.