Arbëri

BE-ja kërkon informata për aksionin e kthimit të qytetarëve nga Siria në Kosovë

Descriptive Text

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova informata në lidhje me aksionin për kthimin e qytetarëve të Kosovës nga Siria.

Kështu ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri tha se bashkë me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj do të informojnë përfaqësuesit e BE-së në lidhje me atë që e cilësoi si angazhim kundër terrorizmit, raporton KTV.

Ndërkohë Kryeministri Ramush Haradina kërkoi kujdes dhe trajtim serioz të të kthyerve. Haradinaj tha se numri i të mbeturve në Siri nuk është shumë i madh.