Arbëri

Kosova U16 dhe shkolla “Don Bosko” luajnë basket në ndihmë të fëmijëve me autizëm

FBK dhe “Autizmi Flet” për herë të parë do ta organizojnë një aktivitet kushtuar fëmijëve me autizëm, me ç’rast do të zhvillohet ndeshja e basketbollit ndërmjet Kosova U16 dhe shkollës “Don Bosko”.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku në një konferencë për media u shpreh e lumtur me faktin se si Federatë do të ndihmojnë fëmijët e prekur me këtë sindromë, duke premtuar aktivitete të ngjashme edhe në të ardhme.

“Kjo është hera e parë që po e bëjmë një gjë të tillë, por nuk do të jetë e fundit. Kërkesa ka ardhur nga organizata ‘Autizmi Flet’ për të organizuar një ndeshje revyale, kushtuar fëmijëve me autizëm. Ne kemi paraparë që Kosova U16, seleksioni tani që janë duke stërvitur për të zhvilluar një ndeshje miqësore me shkollën ‘Don Bosko’ të kësaj gjenerate. Gjatë kësaj ndeshje do të zhvillohet një aktivitet tjetër me fëmijët me autizëm, por për këtë gjë do të flasë më tepër përfaqësuesja e organizatës ‘Autizmi Flet’”, u shpreh Dushku, shkruan ksp.

e organizatës “Autizmi Flet”, Violeta Hyseni, u shpreh se ky organizim bëhet në nder te muajit të autizimit. Sipas saj këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për fëmijët me autizëm dhe se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen e këtyre fëmijëve.

“Ne si organizatë ‘Autizmi Flet’ kemi vendosur që në kuadër të shumë aktiviteteve që kemi organizuar gjatë muajit prill, të realizojmë edhe një aktivitet të përbashkët me Federatën e Basketbollit, ku kemi menduar një ndeshje miqësore për nder të muajit të autuzimit. Do të ftojmë edhe fëmijët dhe prindërit në këtë organizim, dhe fëmijët paraprakisht do të kenë një aktivitet në formë të lojës para ndeshjes. Duke e llogaritur edhe numrin e madh të personave me autizëm në Kosovë, edhe mbarë botën, ne si organizatë vazhdimisht lobojmë dhe po kontribuojmë për vetëdijesim e opinionit për këtë sindromë”, tha Hyseni

Bileta për hyrje në këtë organizim do të kushtojë 1 euro dhe të hollat e grumbulluara do të ndahen për fëmijët me autizëm.

Ndeshja zhvillohet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa përkrahet nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendra Social-Edukative “Don Bosko” – Prishtinë.