Arbëri

Veriorët rrezikojnë të mos certifikohen

Foto: Koha
 

Certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të komunave veriore pritet të hasë në vështirësi. Aprovimi i kandidaturave të tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor nuk mund të bëhet edhe pa votën e njërit prej dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje - Adnan Rrustemit dhe Nazlie Balës.

Kjo pasi ligji kërkon që certifikimi i kandidatëve të bëhet vetëm me dy të tretat e anëtarëve. LVV-ja, që në vazhdimësi ka akuzuar këtë subjekt se punon me direktiva të Beogradit, ka paralajmëruar se çështja mund të shkojë për shqyrtim deri në Gjykatën Kushtetuese, shkruan sot “Koha Ditore”.