Arbëri

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Javën e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.

Reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten, ndërsa vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu.

fushat termike pritet të ketë serish rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.