Arbëri

Reka: Zgjedhjet paralajmërim për një faqe të re në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka votuar të dielën në shkollën “Zhviko Brajkovsi” në Butel.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë së Veriut.

Reka është shprehur optimist se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike, raporton Koha Ditore.

"Sot ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë. Besoj se këto zgjedhje do të jenë fer dhe demokratike dhe se me këtë do të dëshmojmë se jemi të gatshëm për integrim drejt BE-së", ka thënë ai.