Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”.
Sipas tij, njerëzit e Rugovës ishin në të gjitha vendluftimet e njësitë, duke u bërë shembull edhe të luftëtarit të zot por edhe të trimave shqiptarë
“S’ka shqiptar që del fitues kur përçahet me të vetin. I vetmi përfitues kur ne përçahemi është armiku ynë, ai që na ka vra e na ka pre. Ne e kemi detyrë të mos lejojmë që të përçahemi. Në të kundërtën, fitues del armiku”. Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, në përkujtim të dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova”, ka thënë ai.
Haradinaj i ka quajtur rrenacakë ata që kanë thënë se është falur tokë në Çakorr.
Sipas një njoftimi për medie, në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Rugova si trevë është prej trevave që ka namin e madh tek shqiptarët, një nder jo veç në shekuj, por në mijëra vjet.
“Është prej trevave dhe njerëzve që çdo gjë e kanë paguar shtrenjtë. Të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë në trojet tona, por edhe në Ballkan, duhet ta dinë se djemtë e Rugovës, njerëzit e Rugovës nuk ishin ndal asnjëherë për ta parë veten të lirë, kombin e atdheun e lirë. Nuk ka luftë të shqiptarëve që ka ndodh e që këta nuk i gjejmë”, tha kryeministri ai.
Teksa flet për luftëtarët e pjesës së Rugovës, kryeministri Haradinaj tha se i ka njohur një pjesë të djemve të Rugovës, dhe se ata kanë ardhur herët jo vetëm në Brigadën Rugova, por në të gjitha vendluftimet, në të gjitha njësitë, duke u bërë shembull edhe të luftëtarit të zot, por edhe të trimave shqiptarë ashtu siç edhe i njohim.
“Formimi i Brigadës 136 ka qenë po ashtu një porosi se kemi hyrë seriozisht në luftën tonë deri në liri dhe në këtë luftë deri në liri jemi të vendosur. Në vendluftime i pamë trimat e Rugovës”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti, Dren Brahimaj.
OVL e UÇK dega në Pejë, ndau mirënjohje për kontributin e Brigadës 136 “Rugova”, ndërsa në emër të Brigadës 136 “Rugova”, iu nda mirënjohje gjeneralit, Kudusi Lame.