Arbëri

Komisioni Hetimor për Telekomin nuk i ka ende as kontratat, as ekspertët për punë

Të gjitha kontratat e Postës, Telekomit dhe Valës, përfshirë edhe ato në të cilat është anagazhuar Prokuroria, do të hetohen edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Anëtarët e Komisionit kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, duke thënë se rastet në të kaluarën kanë treguar se, sidomos Sektori i krimeve ekonomike në Polici, ka qenë i ndikuar gjatë hetimeve, raporton KTV.

Ata kanë pohuar se do të kërkojnë nga Prokuroria që t’i njoftojnë se për cilat kontrata kanë nisur hetimet.

Por, sërish, menaxhmenti i Telekomit nuk i ka ofruar të gjitha kontratat, e arsyetimi për disa, ka qenë se janë shumë voluminoze për t’i printuar.

Komisioni, përsëri ka dështuar t’i zgjedhë ekspertët që kanë aplikuar të angazhohen në hetim.

E, diskutimi për ta, prapë u bë me dyer të mbyllura.

Me zgjatjen e mandantit të këtij komisioni prej pesë muajsh nga Kuvendi i Kosovës, pritet që të hetohen 12 kontrata kryesisht të marketing dhe objekte me qira, lista e të punësuarve, shpenzimet e bordeve dhe menaxhmentit të Telekomit dhe dokumentet e auditimit në periudhën kalendarike prej vitit 2000, deri në marsin e 2019-s.