Arbëri

VV-ja i bashkohet garës së zgjedhjeve në veri

Foto: Koha

Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar garës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që do të mbahen më 19 maj.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Koha.net se përveç PDK-së e cila ka aplikuar për t’u certifikuar në zgjedhje, në ditën e fundit kanë pranuar edhe aplikimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka thënë ai.

18 prilli ka qenë afati i fundit për aplikim, ndërkaq zgjedhjet në katër komunat do të mbahen më 19 maj.

Kujtojmë se vetëm PDK dhe Vetëvendosje janë certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje.