Arbëri

Mbillen fidane dhe lule në shkolla të ndryshme të Kosovës

 

KEDS përmes një komunikate për media thotë se edhe këtë vit është pjesë e aktiviteteve për Ditën e Tokës. Kompania ka vendosur që të japë kontributin e vet në gjelbërimin e hapësirave për nxënës.

“Aktiviteti ka filluar të mërkurën ku është bërë mbjellja e fidaneve dhe luleve në shkollën fillore “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj. I njëjti do të vazhdojë edhe në shkollat “Sadullah Brestovci” në Gjilan dhe “Dituria” në Shkabaj të Prishtinës. Bëhet fjalë për 60 fidane me pemë të ndryshme dhe një pjesë e konsiderueshme e luleve të ndryshme, të cilat do të bëjnë që nxënësit të frymojnë më lirshëm në ambientet e shkollave përkatëse dhe të kenë një ambient më relaksues”, thuhet në komunikatë.