Arbëri

Keqmenaxhohen 520 milionë eurot e kredisë shtetërore

Foto: Koha

Tek këtë vit ka mundur të vihet në funksion një aparaturë në Kardiologjinë Invazive, ani se për ta blerë atë ka gati katër vjet prej kur Kosova e ka marrë një kredi prej 2.11 milionë eurosh. Ka ndodhur kjo, shkaku i keqmenaxhimit të kredisë.

Ka qenë tetori i vitit 2015 kur ishte firmosur marrëveshja financiare. Kreditori ishte “UniCredit”. Pajisja e Angiografisë ishte blerë në dhjetor 2016, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo ishte blerë me pagesë direkte, që nënkupton se e tërë shuma e kredisë është disbursuar menjëherë.

Një raport i Qeverisë, që flet për ecurinë e zbatimit të projekteve të mbështetura nga kreditë e jashtme, tregon problemet që ishin paraqitur në adaptimin e hapësirës ku duhej të vendosej aparatura.

“Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, projektuesi i angazhuar nga SHSKUK-ja (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës v.j.) e ka projektuar hapësirën në mospërputhje me standardet e caktuara nga shitësi/firma prodhuese për vendosjen e aparaturës shumë të ndjeshme të Angiografisë”, thuhet në raport. “Pajisja përfundimisht ka arritur në Kosovë në tetor 2018, ndërsa sfidë aktuale mbeten vonesat në liferim të pajisjeve dhe materialeve të importuara jashtë Kosovës”.

Në SHSKUK e kanë përgënjeshtruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe e kanë bërë përgjegjëse atë për vonesat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)