Arbëri

Deimel: Mogherini kundër bisedimeve të fshehta Thaçi-Vuçiq

Deimel: Mogherini kundër bisedimeve të fshehta Thaçi-Vuçiq

Takimi i 29 prillit i kancelares Merkel dhe presidentit Macron me presidentët Thaçi, Vuçiq e liderë të Ballkanit në Berlin, nga ekspertja Johanna Deimel, me të cilën bisedoi Deutsche Welle , shihet si sinjal ndaj Uashingtonit e Brukselit: Jo ndryshime kufijsh në Ballkan.

DW: Më 29 prill takohen në Berlin presidenti Hashim Thaçi, ai serb, Aleksandar Vuçiq e liderë të Ballkanit me kancelaren Merkel e presidentin francez, Emmanuel Macron. Pse u thirr ky takim papritur?