Në Shqipëri mot i vranët dhe me shi Foto: Ilustrim/Koha

Në Shqipëri mot i vranët dhe me shi

15 April 2019 08:13

Në Shqipëri, moti për ditën e sotme parashikohet i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Prej orëve të drekës dhe ato të pasdites reshjet hera herës me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Parashikohet breshër i izoluar, transmeton atsh.

Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme