Arbëri

SHSKUK: Është përmirësuar furnizimi me barna dhe material shpenzues

Foto: Koha

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek SHSKUK, janë ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Sipas njoftimit, SHSKUK ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja.

“Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent”, thuhet në komunikatën e dërguar medieve.

Ata thonë se janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë duke shtuar se artikujt janë siguruar me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë inicuar.