Arbëri

KQZ: Asnjë subjekt nuk është paraqitur ende për zgjedhjet në veri

KQZ: Asnjë subjekt nuk është paraqitur ende për zgjedhjet në veri

Pasi presidenti i Kosovës shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve. Po bëhen gati një javë prej shpalljes së zgjedhjeve, por ende asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur aplikimin për të certifikuar pjesëmarrjen në to.

Ditë më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shpalli 19 majin datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.