Arbëri

SHBA-ja, mbështetje të parezervë Kosovës në të gjitha fushat

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend edhe për investimet amerikane.

Gjatë takimit, Lluka ka informuar Palmerin rreth politikave ekonomike dhe politike të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend.