Arbëri

Parlamenti holandez voton pro kthimit të vizave për shqiptarët

Parlamenti holandez voton pro kthimit të vizave për shqiptarët

Nuk është një lajm i opozitës por fakt. Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Holandez, me votat e shumicës së deputetëve kanë votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Partitë që kanë votuar pro këtij vendimi janë: CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie, transmeton Koha Jonë.

Ky votim është pavarësisht faktit se ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok, tha në një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë. Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.