Arbëri

Lumezi thotë se janë zgjidhur mbi 74 mijë dosje penale, por ende duhet punë që qytetarët t'i besojnë drejtësisë

Lumezi thotë se janë zgjidhur mbi 74 mijë dosje penale, por ende duhet punë që qytetarët t'i besojnë drejtësisë
 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar Raportin e punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2018.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, siç njofton komunikata për media, Lumezi ka thënë se gjatë vitit të kaluar prokurorët e shtetit kanë treguar efikasitet të lartë, duke zgjidhur në total 74.031 dosje penale të natyrave të ndryshme, të cilat kanë pasur në fokus veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimet e luftës, krimet ekonomike, vrasjet, trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në familje, trafikimit të drogës dhe shumë vepra të tjera penale.