Arbëri

KQZ-ja miraton Planin Operacional për organizimin e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat Prizren, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut.