Arbëri

Petrovci thotë se tragjikomedia e bëri një prej aktorëve më të kërkuar

Mësimi i komedisë i mundësoi Enver Petrovit të pranohej për herë të dytë në Fakultetin e Aktrimit në Beograd të Serbisë.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së rrëfeu se si u rrëzua herën e parë dhe u rikthye përsëri atje për herë të dytë.

“Tragjikomedia është jeta”, tha ai.

“Tërë kohën kam punuar në tragjikomedi dhe nëpërmes kësaj jam bërë një prej aktorëve më të kërkuar mu pse edhe mbretërit, edhe komandantët i luaja me një komedi të vockël, sepse e kam amanet prej profesorit tim (Minja Dediq), se njeriu që bën veç komedi është budalla, njeriu që është veç serioz është budalla, por nëse je serioz edhe me humor atëherë ti je i mençur”, ka thënë Petrovci.