Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar nga ministri për Investime dhe Zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwiecinski, përkrahje për liberalizim të vizave për Kosovën.
Sipas një njoftimi nga MIE, Hoxha diskutoi me ministrin polak, gjatë konferencës globale “Horasis” në Portugali”, për përkrahjen e këtij vendi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Në Konferencën Globale Horasis, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si Z. Jerzy Kwieciński, Ministër për investime dhe zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar”, ka shkruar ajo në Facebook.