1 perditesime
Arbëri

Jasharaj: Nëse mësuesit e klasave 1-5 barazohen me ata 6-9, kompensojmë 1 javë të orëve të humbura

Jasharaj: Nëse mësuesit e klasave 1-5 barazohen me ata 6-9, kompensojmë 1 javë të orëve të humbura
11:57

Jasharaj: Nëse mësuesit e klasave 1-5 barazohen me ata 6-9, kompensojmë 1 javë të orëve të humbura

Rrahman Jasharaj tha se nëse Parlamenti voton dhe bën ngritjen e koeficientit e mësimdhënësve të klasave 1 deri 5 baras me ata 6 deri në 9, atëherë do të kompensohet një javë në fund të vitit shkollor.

“Të barazohen edhe sekretarët edhe pedagogët. Të gjithë votuan pro. Ne zotohemi se do ta mbajmë një javë në fund të vitit por nëse kjo nuk ndodh atëherë s’ka zëvendësime. Ju e autorizoni SBASHK-un që ta bëjë një kërkesë që ministri ta tërheq definitivisht vendimin për orët e humbura. Po gabon kushdo që mendon se do t’i zëvendësojmë 3 javë”, deklaroi Jasharaj, raporton KTV.

11:14

Mblidhet SBASHK-u, diskutojnë për zëvendësimin e orëve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thirrur në mbledhje kryesinë e vet për të diskutuar për zëvendësimin e orëve të humbura.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut tha se do të jenë dy pika të rendit të punës, raporton KTV.

“Raportimi i situatës në arsim ku kërkojmë nga ministri i Arsimit për ta vënë në jetë ligjin për mësimdhënësin nëpërmjet një udhëzimi administrativ. Do të raportojnë për gjendjen aktuale si dhe marrjen e vendimit për hapa të mëtutjeshëm për ditët e mësimit”, ka thënë Jasharaj.