Arbëri

SHBA-ja dhe Gjermania me qëndrim të përbashkët e të njëjtë për Kosovën

 

Ambasada e SHBA -së dhe ajo e Gjermanisë në Serbi me një reagim të përbashkët të nënshkruar nga ambasadorët Kyle Scott dhe Thomas Schieb kanë thënë se këto vende nuk kanë dallime në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Shkak për këtë reagim ka qenë një shkrim i djeshëm i gazetës së Beogradit “Blic” sipas të cilit SHBA-ja dhe Gjermania gjoja kanë dallime në qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.