Arbëri

Telefonatë Rama-Tsipras për hapjen e negociatave, diskutohen edhe zhvillimet politike në rajon

Telefonatë Rama-Tsipras për hapjen e negociatave, diskutohen edhe zhvillimet politike në rajon
 

Pas më shumë se 5 muajsh bllokim, rinis dialogu mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një bisedë telefonike me homologun grek Aleksis Cipras.

Burime zyrtare i thanë Televizionit Klan se dy krerët e qeverive biseduan rreth përgatitjeve të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe reformat që duhen përmbushur për hapjen e negociatave. Temë bisedimi, mësohet se kanë qenë gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.