Arbëri

Reka thotë se programi i tij është kundër zbrazjes së vendit

 

Kandidati i pavarur për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, në një takim me qytetarë në komunën e Sarjit ka thënë se programi i tij është kundër zbrazjes së vendit.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se Reka ka theksuar se disa po fshihen nga përgjegjësia duke dëshiruar ta shuajnë Prokurorinë Speciale.