Arbëri

Cakaj: SHBA-ja mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Cakaj: SHBA-ja mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongresin amerikan me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATO-s, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me kryetaren e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi.

Në këtë takim, u ndanë qëndrime të përbashkëta për sa i përket forcimit të lidhjes Euro-Atlantike dhe u nënvizua fakti se kjo lidhje ka krijuar jo vetëm siguri dhe stabilitet por edhe premisat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e forcim të shkëmbimeve politike e kulturore.