Arbëri

Vlera e kredive të garantuara arrin në 100 milionë euro

Vlera e kredive të garantuara arrin në 100 milionë euro
Foto: Ilustrim

Vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga Bankat partnere të cilat janë garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur vlerën e 100 milionë eurove, shpërndarë në 2,577 kredi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Një rezultat i tillë i përcjellë me efektet pozitive për ndërmarrësin dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.