Arbëri

MIT dhe KOSTT me marrëveshje bashkëpunimi për projektet e reja

MIT dhe KOSTT me marrëveshje bashkëpunimi për projektet e reja
 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën priti në një takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSST), Ilir Shala, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi.

MIT dhe KOSTT me anë të kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, rregullojnë mënyrën e bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket shtrirjes së rrjetit elektrik në brezin rrugor të rrugëve rajonale dhe autostradave të reja, e të cilat janë në pronësi të MIT-së.