Arbëri

GAP: Ndihma shtetërore në projektet e reja energjetike bie ndesh me direktivat e BE-së

Foto: GAP
 

Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (Wiener Institut für Internationale Wirtschaftsvergleiche - wiiw), prezantuan raportin “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”.

Raporti trajton problematikën e ndihmës shtetërore në sektorin e energjisë elektrike, duke marrë si shembull konkret rastet në Kosovë, Bosnje, Serbi dhe disa nga vendet e Bashkimit Evropian.