Prishtina nuk do të heqë taksat derisa SHBA të mos e kërkojë këtë në mënyrë të fuqishme prej tyre.
Kështu deklaroi sot në Loznicë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu përgjigjur pyetjes nëse ai pret një ndryshim në sjelljen e Prishtinës lidhur me taksat pas vizitës së anëtarëve të Bundestagut gjerman, Vuçiq tha se ai nuk pret që Prishtina të jetë e interesuar për Gjermaninë dhe Evropën, por vetëm për amerikanët.
Tutje ai deklaroi sot se nuk ka frikë nga paralajmërimi i Londrës për britanikët që të mos udhëtojnë në veri të Kosovës, por ka frikë nga situata në Kosovë, për të cilën sipas tij flitet çdo ditë.
Vuçiqi u tha gazetarëve, i pyetur në lidhje me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme të Britanisë, se nuk kishte dijeni të drejtpërdrejtë për këtë, por ai flet çdo ditë se nuk ka zgjidhje për problemin e Kosovës për të gjithë.