Arbëri

Ministri i MMPH-së s’e di pse përmbaruesit privatë i morën 280 mijë euro për shpronësime

Ministri i MMPH-së s’e di pse përmbaruesit privatë i morën 280 mijë euro për shpronësime
 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk e ka të qartë pse përmbaruesit privatë ia morën rreth 280 mijë euro, në emër të shpronësimeve.

Kështu së paku sipas numrit një të kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, që në “Puls” të KTV-së ka thënë se “janë duke e shqyrtuar se çfarë ka ndodhur”.